Surprise Me!

Baba Mondi takon Papën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-11 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj është pritur ne takim nga Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike e ka biseduar në Selinë e Shenjtë ne Vatikan me Baba Mondin për rreth 45 minuta. Papa Françesku ka vlerësuar rolin e bektashinjve në dialogun ndërfetar në Shqipëri në një kohë kur e gjithë bota është duke vuajtur pasojat e terrorizmit. Ati i Shenjte ka kujtuar edhe vizitën e tij në Shqipëri. Mësohet se Papa Françesku është shprehur se nga vizita e tij në Tiranë ka mbresa shumë të mira dhe më shumë befasi nga rinia e historia e martirëve shqiptarë. ?Ata janë në rrugë të drejtë, drejt zotit dhe përparimit?, mësohet t?i ketë thënë kryegjyshit të bektashinjve në takim. Vizita historike e kryegjyshit të bektashinjve në Vatikan ka si qëllim të forcojë më tej dialogun ndërfetar në një kohë që bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë.

Buy Now on CodeCanyon