Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, turin e takimeve me grupet parlamentare për reformën në drejtësi e kanë mbyllur me Partinë Demokratike, por aksioni i tyre për miratimin përfundimtar të reformës gjithsesi nuk përfundon këtu. Dy Ambasadorët kanë diskutuar për më shumë se 2 orë e 20 minuta me deputetët e opozitës, duke theksuar se miratimi i reformës është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe marrëdhënien e saj me BE e SHBA. Në përfundim të takimit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se reforma në drejtësi ka zgjatur e mund të zgjasë, pasi sipas tij rëndësi ka produkti dhe jo koha, kur për Ambasadorët kanë rëndësi të dyja.
Për më shumë se 2 orë e 20 minuta, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin kanë diskutuar me deputetët demokratë mbi reformën në drejtësi.
Ndryshe nga Ambasadorët, të cilët për reformën në drejtësi kanë të rëndësishme edhe kohën, pra në qershor, por edhe produktin.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/lu-e-vlah...