Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, prej datës 15 shkurt 2016, ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare.<br /> <br />Në përfundim të këtij aksioni kombëtar nga të dhënat zyrtare të ISHMP për vitin 2015, kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi, u shpreh se rezulton se janë gjeneruar një sasi vjetore prej 2.641.498 tonë mbetje të ngurta shtëpiake dhe 206.306 tonë mbetje inerte.<br /> <br />Ndërkohë pas analizës së bërë dhe procesverbaleve që ISHMP ka dorëzuar pranë 61 bashkive, në bazë të problematikës së identifikuar iu është kërkuar bashkive që të marrin masa emergjente.
