Surprise Me!

Report TV - "Escobari" i Ballkanit, ja kush janë dy vëllezërit trafikantë

2016-05-14 2 Dailymotion

ReportTv siguron ekskluzivisht fotot e Dhimitër Potit i konsideruar si baroni i drogës apo ?Escobari? ballkanit nga mediat Greke, arrestuar 48 orë më parë në Belgjikë.

Është ky Dhimitër Poti personi i dyshuar si një nga drejtuesit e rrjetit të narkotrafikut Shqipëri-Greqi-Europë ndërsa në pranga me të ka rënë dhe i vëllai Xhevahir Poti.

Dy vëllezërit Poti janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësorë.

Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv.

Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimine Dhimitër Potit që shihni në këtë foto grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.

Siç dhe shihni në këtë faksimile RDGL Group BVBA është kompania e transportit Cargo me seli në Zaventem Belgjikë shumë pranë aeroportit ku ndodhen sulmet terroriste në 22 mars.

Buy Now on CodeCanyon