Vizita e parë në shtëpinë e rikonstruktuar tërësisht, ka emocionuar shkrimtarin Ismail Kadare. I shoqëruar nga e motra dhe bashkëshortja, Helena, shkrimtari i madh ka vizituar ambjentet e shtëpisë në lagjen Palorto, duke u ndalur gjatë në odën e miqve.

Vizitës ju bashkuan edhe miq e të afërm të Kadaresë, shokë shkolle apo të fëmijërisë, me të cilët ndau biseda që nisën nga kujtimet, deri te çështjet e rëndësishme të ditës.

Madje të pranishmit vunë re edhe përlotjen e shkrimtarit në çastet kur tregonte për momentet e fëmijërisë të kaluara në atë shtëpi në ?sokakun e të marrëve?, ku dhe nisi ëndërra për t?u bërë shkrimtar.

Ka qenë arkitekti njëkohësisht dhe miku i tij, Agron Doraci, i cili i ka shpjeguar ndërhyrjet që i janë bërë shtëpisë, e cila para ristrukturimit qe në gjendje të rrënuar. Kadare është shfaqur përpara kamerave i përmalluar ndërsa bënte krahasimet mes asaj që shihte dhe çfarë mbante mend nga shtëpia, ambjentet e së cilës përshkruhen në shumë prej veprave të tij.

Restaurimi i shtëpisë muze të Ismail Kadaresë, përfundoi në janar të këtij viti, i cili përkonte edhe me përvjetorin e 80-të lindjes së shkrimtarit. Shtëpia u ristruktura pas lënies në harresë për rreth 30 vite, ndërkohë që punimet u drejtuan nga miku i tij, arkitekti Agron Doraci.