Carmina Burana, një nga premierat më të suksesshme të kalendarit artistik 2015-2016, është rikthyer me performancën më të lartë këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.<br /><br />Kjo kantatë skenike nga Carl Orff është realizuar premierë në Tiranë me koreografi të Juri Vamos.<br /><br />Rreth 200 artistë i kanë dhënë flatra fantazisë së koreografit Vamos, ku kanë spikatur performacat e këngëtarëve Ekelejeda Kamani, Erlinda Agolli, Karlo Çeski dhe Safet Berisha, zëra që janë bashkuar në një harmoni të plotë me vallëzimin e balerinëve Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Kristi Dalipi, Jonida Onuzi, Ervis Nallbani, Dion Gjinika, etj. Carmina Burana është duartrokitur nga publiku gjatë gjithë spektaklit.
