Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër.

Përplasja e mjeteve ndodhi mesditën e së dieles në vendin e quajtur kthesa e Balldrenit, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Në aksident u përfshinë një mjet tip golf 4 me targa AA 260 DC si dhe një mercedez me targa AA 195 MS.

Si pasojë e këtij aksidenti për rreth 30 minuta është bllokuar trafiku në supërstradën Balldre-Lezhë.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.