Nuk mund të mbetej jashtë diskutimeve reforma në drejtësi gjatë vizitës së kryeparlamentarit meta në vendin që po lobon më shumë për këtë reformë, shtetet e bashkuara të Amerikës. Ilir meta foli për pritshëmrinë e marrjes së një rekomandimi pozitiv në vjeshtë për hapjen e negociatave pikërisht në sajë të reformës në drejtësi<br /><br />?Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, - tha z. Meta. - Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t?u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi.
