Surprise Me!

Report TV - Piktorja që sfidon errësirën çel ekspozitën e saj në Tiranë

2016-05-15 4 Dailymotion

Piktorja e verbër nga Prizreni, Yllka Berisha ka shpalosur talentin e saj në pikturë në një ekspozitë në Tiranë. Yllka Berisha është e bija e doktor Halim Berishës, që u vra nga serbët gjatë luftës në Kosovë. Me talentin dhe inteligjencën e saj piktorja sfidon errësirën.

?Drita e zemrës? do ta quante autori i dokumentarit artin me të cilin shprehet piktorja nga Prizreni Yllka Berisha. Ky dokumentar që u realizua me përkrahjen e Qemal Minzhozit, ambasadorit tonë në Kosovë, u shfaq me rastin e çeljes së një ekspozite të piktores në Hotel Sheraton.

"Edhe pse nuk shoh të gjithëve ju dua me zemër," u shpreh ajo.

Ja dhe ekspozita e Yllka Berishës. Përmes këtyre telajove, autorja, së cilës i mungon drita e shikimit që nga fëmijëria, dëshmon se të kapesh për dore pas artit qoftë edhe verbërisht arrin të shkosh përtej errësirës.

Buy Now on CodeCanyon