Ftesa ishte e bërë nga ish-kryeministri Pandeli Majko për kryetarin e opozitës Lulzim Basha e cila është pranuar për tu ulur në një kafe për me shumë se 30 minuta në një nga baret kryesore në Tiranë. Një takim i pazakontë ky për realitetin shqiptar politik por me sa duket jo i pamundur e që edhe kësaj radhe nuk mund ti shpëtonte vëmendjes mediatike .
Sipas kreut të opozitës bashkëbisedimi me deputetin socialist Majko është një hap pozitiv komunikimi me palën kundërshtare.

?Shpresoj që komunikimi politik normal, edhe kur qëndrimet janë krejt të kundërta, të mos përbëjë lajm në Shqipëri. Majko më ka ftuar në asamblenë e NATO-s. Do të shikojmë si do të jetë axhenda. Tema kryesore e diskutimit ishte asambleja e NATO-s, aktiviteti më i madh.?- deklaroi Basha.

Publikisht u tha nga kreu i opozitës se në fokus të takimit ishin punimet e asamblesë parlamentare të NATO që mbahet për herë të parë në Tiranë në datat 27 deri me 30 maj. Por ndërsa nga asambleja na ndajnë 10 ditë , zhvillimet politike janë përfshirë në axhendë e diskutimit Basha Majko e që janë Reforma në Drejtësi e përgjimet e zyrtarëve.

Pas këtij takimi kryetari i PD la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e punimeve të asamblesë ndonëse tha se në ato data janë në axhendë punime të partive popullore europiane.

Deputeti Pandeli Majko kryeson delegacionin shqiptar në NATO dhe në fundjavë kujtoi rëndesinë e kësaj ngjarje që mbahet në Tiranë ku do të jenë të pranishëm 700 personalitete.