Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan Kongresmeni Ed Royce si dhe nga Senatori John Cornyn.
Gjatë bisedave u vlerësuan marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa Meta u ndal edhe tek situata politike në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit vuri theksin tek rëndësia e përmbylljes sa më shpejt në parlament të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj, veçanërisht për grupet investuese amerikane.
Në përfundim, Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe ndau bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit e Senatit Amerikan i shërben cilësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve aleate.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/meta-me-kreun-e-kom-te-jashtem-te-kongresit-ne-shba-reforma-ne-drejtesi-kyce/