Surprise Me!

Report TV - Peleshi: Gazsjellësi TAP, rëndësi strategjike në rajon e në Shqipëri

2016-05-17 0 Dailymotion

Në Selanik të Greqisë u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve të gazsjellësit Transadriatik.

Shqipëria përfaqësohej në këtë aktivitet nga ZëvendësKryeministri, Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ndërkohë që në të morën pjesë përfaqësues nga shumë shtete të përfshira në projekt, si dhe nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peleshi u shpreh se gazsjellësi ka një rëndësi strategjike për ekonomitë e vendeve, ashtu si dhe përbën një faktor paqeje në rajon.

Sipas tij, TAP ka filluar të japë efektet e para të investimit me rrugët dhe urat e aksesit që tashmë kanë përfunduar në 65 për qind të tyre duke përmirësuar jetesën e banorëve në zonat e thella rurale ku kalon gjurma e TAP.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras u shpreh se ky gazsjellës vjen në momentin më të mirë për vendin e tij në kushtet kur situate ekonomike mbetet e vështirë.

Buy Now on CodeCanyon