Prezantohet indeksi mbi barazinë gjinore në vendin e punës nga komuniteti LGBT. Në këtë event u ndanë 5 çmime për kompanitë e punësimit shqiptare e të huaja, të cilat kanë bashkëpunuar me komunitetin LGBT për t?u trajnuar pranë burimeve njerëzore.<br /><br />Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të komunitetit LGBT, por edhe ambasadorja e BE-s, Romana Vlahuti, Ambasadori i Britanisë së Madhe Nikolas Cannon si dhe ambasadorja e Holandës, Dewi van de Weerd.<br /><br />71 kompani kanë bashkëpunuar me komunitetin LGBT për një sistem vlerësimi mbi punësimin, mbi të drejtat, mbi diversitetin por edhe për trajnimin që po i bëhet grupimit të LGBT. Çmimet janë ndarë nga ambasadorët për kompanitë që kanë ndihmuar komunitetin LGBT.
