Partia Demokratike do të ketë një draft të saj me amendamente kushtetuese për reformën në drejtësi. Sipas kryetarit demokrat, propozimet e opozitës janë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se kjo është një lëvizje për t'i dhënë zgjidhje politike çështjes. <br /> <br />"Opozita edhe kësaj radhe po tregon se ka seriozitetin për të ecur përpara me reformën. I takonte mazhorancës t'i hidhte këto hapa, por s'e bënë. Shpresoj që dialogu politik nuk do të vonojë. Duhet të kemi një sistem që i shërben qytetarëve dhe jo politikës", u shpreh Basha. <br /><br />Duke komentuar debatin e përgjimeve, Basha tha se nuk ka për tu zbardhur ky skandal, sa kohë që personat e implikuar, Saimir Tahiri dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit janë ende në detyrë. "Njësoj si para 40 viteve kur teknologjia ishte më e prapambetur që çoi në dorëheqjen e një Presidenti, skandali do të zbardhet deri në fund dhe personat do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e ligjit".