Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vusho Ajazi Lika ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se para dy muajsh ka mbërritur në Vlorë, një pajisje e teknologjisë së lartë IMCI Catcher.

Sipas tij, problematike ishte fakti se kjo pajisje kishte hyrë e pa deklaruar në Shqipëri dhe për këtë arsye ai ka informuar Prokuroin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sa i përket faktit nëse pajisja është përdorur për përgjim apo jo, kreu i SHISH tha se nuk disponon informacione të tilla. Sipas tij pajisja përdorej nga policia italiane për një trajnim të policisë shqiptare dhe si e tillë nuk mund të quhej e paligjshme.

"Disa muaj të shkuara, 2 muaj ne morën informacion që një pajisje e teknologjisë së lartë IMCI Catcher kishte ardhur në Shqipëri. U informuam që ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Se çfarë është kjo pajisje secili mund ta gjejë në internet. Ajo që ishte problematike ishte se pajisja nuk ishte deklaruar e hyrë brenda. Për këtë arsye i shqetësuar se kjo pajisje mund të përdorej në mënyrë të paligjshme mora kontakrt me kreun e Prokurorisë. Detyrë e SHISH ishte të informonte institucionet e shtetit për një pajisje që mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me atë që është thënë në media, pas kësaj ka qenë në dorën e prokurorisë për të shkuar më tej që të merrte info në institucionin që e kishte. Nuk është në tagrin tonë që të pyesnim si përdorej kjo pajisje. Ne nuk kishim mundësi të mblidhnim më shumë informacion. Pajisja përdorej siç e dini nga policia italiane për një trajnim me policinë shqiptare. Të gjitha të tjerat i përkasin prokurorisë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar. SHISH është jashtë kësaj..." tha Ajazi, duke shtuar se e ka raportuar shqetësimin gojarisht vetëm tek Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

"Pas kësaj jam thirrur nga Nishani dhe jam pyetur për këtë informacion. Ministrin e Brendshëm nuk e kam informuar," shtoi Ajazi duke u shprehur se nuk ka raportuar as tek kryeministri Rama pasi gjithçka ishte mbi bazën e dyshimeve dhe e pakonfirmuar.

"Duke qenë se ishte një dyshim, unë e ndava fillimisht shqetësimin me Prokurorin e Përgjithshëm. Ishte Presidenti Nishani ai që më kërkoi informacione," sqaroi kreu i SHISH.

Më tej kreu i SHISH tha se nevoja për një pajisjeje përgjimi në Shqipëri është legjitime, vetëm nëse përdoret për shkelësit e ligjit. Pyetjes nëse pajisja në fjalë përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, Ajazi iu përgjigj po, gjithmonë nëse ka kapacitete përgjuese.

"Nuk është tagri im për të përcaktuar nëse është pajisje përgjimi apo trajnimi," tha Ajazi. Ai sqaroi se nuk është në tagrin e Ministrit të Brendshëm të kryejë përgjime, por tha se nuk kishte dijeni nëse ajo ishte konfiguruar nga për të kryer përgjime.

?Nuk shoh ndonjë problem me trajnimin apo përdorimin, përderisa është ligjore. A përdoret për përgjim? Sigurisht pajisje të tjera janë mjaft të fuqishme. Por varet nga konfiguracioni. Sigurisht mund të jetë vetëm për gjurmim siç e ka thënë Ministr...