Nëse politika shqiptare nuk miraton Reformën në Drejtësi brenda qershorit, do të ketë pasoja të tmerrshme për integrimin e vendit në BE. Eshtë ky paralajmërimi që ka bërë raportuesi për PE-në në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein i cili i bën apel të gjitha palëve të gjejnë një kompromis të vendosin tani.<br /><br />Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi, Fleckenstein tha qartë se ky është një shans unik për të miratuar reformën, në mënyrë që Komisioni Europian të propozojë në vjeshtë hapjen e negociatave për anëtarësim.