Surprise Me!

Report TV - Basha me europarlamentarët: Zbatimi i ligjit problemi i qeverisë

2016-05-20 0 Dailymotion

Moszbatimi i ligjit është problem më madhor që çon në rritje të ndjeshme të korrupsionit dhe kriminalitetit në vend.

Ky është shqetësimi që ka ngritur me eurodeputetët Knurt Flekenshtein dhe Eduart Kukan, kreu i opozitës Luzim Basha, të cilëve u ka kërkuar që sesioni komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë thirrje për zbatimin e ligjit.

"Shqetësimi më i madh që ngrita sot me europarlamentarët është zbatimi i ligjit. Shqipëria ka një ligj antimafie i cili kërkon konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar. Këtu kemi një ministër të Brendshëm që jo vetëm nuk i konfiskon pasuritë, nuk bën hapat e duhur për të konfiskuar pasuritë e mafies por merr mafien në telefon dhe i thotë se nuk e keni nga mua.Kemi një ligj për dekriminalizimin që kërkon që Roshi me kompani të largohen nga mandati i fituar në kundërshtim me këtë ligj. Roshi kërcënon tashmë jo deputetin e opozitës, por deputetin e mazhorancës dhe Kryeministri qëndron si kukudh pa thënë asnjë fjalë. Që do të thotë se aprovon në heshtje, merr autorësinë me heshtje të përdorimit të Roshit dhe roshëve për të vetmit rol që i ka sjellë në politikë, për të kërcënuar, për të shantazhuar në këtë rast deputetët e vet partisë së tij." tha Basha.

Sipas Bashës opozita është e angazhuar për finalizimin e reformës në drejtësi e cila mundëson luftën ndaj krimit dhe korrupsionin dhe shmang kapjen e sistemit.

"Kemi një propozim i cili po diskutohet në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, njëkohësisht i është dhënë edhe ekspertëve ndërkombëtarë se si do të zgjidhim ato çështje, ato detyra që ka lënë ?Venecia?, vendimmarrjen dhe arkitekturën e sistemit.Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj, presim që mazhoranca të cilës i takonte të kishte bërë propozimet për dialogun politik të vendosë për këto. Megjithatë nuk e ka bërë, duket se sa shumë e do reformën, duket se sa e interesuar është për kalendarin e reformës.Ne i kemi marrë këto përgjegjësi, i kemi bërë këto propozime dhe presim që përmes dialogut politik, të ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, ti japim formë në mënyrë që reforma në drejtësi të përparojë dhe paketa kushtetuese ti hapë rrugën miratimit të ligjeve." tha ai.

Buy Now on CodeCanyon