Surprise Me!

Report TV - Rama: Mungesa e profesionistëve pengesa e parë për investitorët

2016-05-20 1 Dailymotion

Në ceremoninë e çeljes së panairit "Unë zgjedh arsimin profesional? kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për mungesën e profesionistëve. Rama tha se investitorët kanë listuar si pengesën kryesore pikërisht mungesën e krahut të kualifikuar të punës.<br /><br />?Përpara disa kohësh kur ne filluam detyrën zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri si pengesat e tyre kryesore. Dhe për surprizën e shumëkujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm të punës dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, sipërmarrësit shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës, pastaj vinin me radhë gjykatat dhe burokracia, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin barrën e taksave. Ishte momenti kur nisëm me shumë bindje atë që kishim përcaktuar në programin tonë, reformën e sistemit arsimor?, deklaroi Rama.

Buy Now on CodeCanyon