?Dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme, reforma në drejtësi që lufton korrupsionin, rruga e daljes nga kriza? ka qenë kjo deklarata e deputetit Bumçi gjatë takimit të Komitetit Parlametar të Stabilizim- Asociimi së bashku me Eurodeputetët.

Gjatë këtij takimi u konstatua se Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm dhe kjo për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar si dhe mungesës të së drejtës dhe zbatimit të ligjit.

Sipas tyre dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rrugë: zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizin dhe nxjerrjen nga politika të personave me të shkruar kriminale,garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Një tjetër çështje që ringritën Eurodeputët ishte shqetësimi për azilkërkuesit nga Shqipëria dhe kërkuan që Shqipëria të zgjidhë arsyet e brendshme që i shtyjnë shqiptarët drejt një eksodi masiv.