Surprise Me!

Report TV - Reforma në Drejtësi, PD-ja draft për të mbrojtur Gjin Gjonin

2016-05-21 0 Dailymotion

Drafti paralel i opozitës shqiptare për reformën në drejtësi, i diskutuar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat, sipas të gjitha gjasave, e shtyn projektin kushtetues në kalendat greke. Të gjitha zgjidhjet e ofruara nga opozita, kontestimet dhe amendimet konsistojnë në një pikë; Në mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Projekti i partisë më të madhe në opozitë zbut dhe godet masat emergjente ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.<br />Drafti i opozitës bie ndesh me thelbin e projektit të ofruar nga EURALIUS dhe OPDAT, projekt i cili përmes procesit të rivlerësimit, kontrollit të pasurive dhe kontrollit të figurës, synon largimin e një mase të madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh nga sistemi.<br /><br />Gjin Gjoni <br />Disa kontestime dhe propozime kyçe të Partisë Demokratike, për reformën në drejtësi, tingëllojnë si masa mbrojtëse për Gjin Gjonin dhe modelin që ai përfaqëson në sistemin e drejtësisë. Përpos përjashtimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga procesi i rikontrollit të pasurive për gjyqtarët dhe prokurorët, opozita është kundër kalimit në skaner të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit. PD propozon që procesi i vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të bëhet respektivisht nga Këshillit i Lartë Gjyqësor dhe Këshillit i Lartë i Prokurorisë. Po ashtu, opozita propozon që ankimimi ndaj rezultatit të vlerësimit, për të tre komponentët e parashikuar në projektin kushtetues, të bëhet në Gjykatën Kushtetuese.

Buy Now on CodeCanyon