Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka rihapur dosjen penale për pastrim parash ndaj Dhimitër Potit, hetim ky i pezulluar në vitin 2012 dhe në 2015 nga kjo prokurori.

Shkak i këtij pezullimi është bërë mos ardhja e një përgjigje me letërporosi nga autoritet e drejtësisë Greke. Mirëpo tashmë kur Dhimitër Poti është arrestuar në Belgjikë së bashku me vëllanë e tij Xhevahir Poti si drejtues të një organizate kriminale që trafikonte drogë për llogari të ?Eskobarit të Ballkanit? Kelmend Balili, drejtoria e pastrimit të parave ka referuar material hetimor në prokurori, duke bërë që kjo e fundit të rihapë sërisht dosjen e pastrimit të parave për Dhimitër Potin.

Administratori i kompanisë së ilaçeve ?Chim Prod? Dhimitër Poti mendohet si njeriu që ka pastruar një shumë financiare prej 826 mijë euro, duke e transferuar atë nga Greqia në drejtim të Shqipëri dhe në dy raste ka bërë dy transfertë 100 e 266 mijë euro nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen. E gjithë kjo shumë financiare është bërë në pesë transferta bankare të cilat, aktualisht janë kthyer në vëmëndjen kryesore të prokurorisë së Tiranës dhe prokurorisë Greke.

Këto të fundit në muajin tetor 2015 kanë dërguar në shqipëri një letërporosi duke kërkuar informacion të detajuar lidhur me veprimtarinë e biznesmenit Dhimitër Poti.Pala greke, interesohet për veprimtarinë tregtare të Potit dhe nëse ai ka pasur bashkëpuntorë grekë në këtë çështje.