Surprise Me!

Report TV - Kryesia e PS, sot vendosen emrat e kryetarëve të degëve

2016-05-23 0 Dailymotion

Kryesia socialiste do të marrë sot në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të PS-së në 61 bashkitë e vendit. Propozimet i janë nënshtruar këtë fundjavë edhe një turi konsultimesh të reja mes koordinatorëve të PS-së së qarqeve, të deleguarve të kryesisë për këtë proces dhe kryetarëve socialistë të të bashkive.

Por në bashkinë e Durrësit dhe Dibrës ende nuk kanë përfunduar seleksionimin kandidaturave, ndërsa Bashkia e Tiranës ende nuk ka emrat e propozuar.

Për shumicën e e 61 zonave është gjetur konsensus dhe në kryesi ka mbërritur një kandidaturë e vetme. Ndërsa për të tjerat Kryesia do të mblidhet sot për të miratuar
kandidaturat alternative sipas kritereve që ata plotësojnë, duke filluar që nga arsimi e deri te kontributi i tyre politik.

Në fund të javës do të bëhet zgjedhja e tyre nga asambletë e zgjeruara të bashkive në të gjithë vendin, për të përmbyllur kështu tërë procesin zgjedhor në selinë rozë.

Një nga klauzolat e përcaktuara në statutin e ri të PS-së është edhe moslejimi i kandidimit të kryetarit të PS-së së bashkisë për deputet apo kryetar partie në zgjedhjet e ardhshme, duke e bërë atë një punonjës të përkushtuar organizativ të partisë.

Kryetari i Partisë Socialiste të bashkisë do të zgjidhet me votim nga mbledhja e zgjeruar e asamblesë socialiste të bashkisë, ku do të marrin pjesë edhe delegatët e Kongresit, krerët e këshillave socialistë të bashkisë.

Buy Now on CodeCanyon