Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të urës së Gjolës.<br /><br />Një benz me targa TR 8411 K me drejtues Daut Brahaj 60 vjeç është përplasur me një Volswagen me targa AA 911 JU i cili drejtohej nga Aldi Poja, 17 vjeç.<br /><br />17 vjeçari është shoqëruar në polici ndërsa Daut Brahja, Redi Cani dhe Hasan Halili janë dërguar në spitalin ushtarak dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
