Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm disa ditë pas skandalit në jetimoren e Shkodrës, një prej vajzave të dhunuara i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i tregon vuajtjet e saj në atë qendër fëmijësh.
Vajza është 12 vjeçe dhe i sqaron kryeministrit se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopinj.
?Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera. Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës? , thuhet në letër.
Vajza i tregn kryeministrit se në lidhje me ngjarjen ishte edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, por që nuk ka reaguar.
?Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zyshë Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Shela më merrte mua dhe më çonte në banjo për të bërë fjalë të pista dhe unë nuk pranoja dhe e kisha shumë frikë, prandaj nuk tregoja se kisha shumë frikë.?
12 vjecarja rrëfen se familja e saj është e varfër dhe se nuk kanë shtëpi. Ajo i kërkon kryeministrit Rama që ta ndihmojë, pasi në të kundërt ajo kërcënon se do të vrasë veten pasi nuk duron dot vuajtjet në jetimore.
?Kush është biznesmen të vendosë dorën në zemër, ju lutem nëse bëni ndonjë strehim për mamin tim, ju lutem me gjithë shpirt dhe dhimbjen që na kanë shkaktuar Shela bashkë me çunat e mëdhenj. Nëse ju nuk e ndihmoni dot mamin tim unë do të bëj ndonjë skandal të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë duke qarë e kam shkruar këtë letër, ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem. Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/e-mitura-e-jetimores-leter-rames-na-rrihnin-me-shkopinj-dhe-hekur/