Kastriot Selita kreu i Gjykatës së Apelit Administrative është gjyqtari që zëvendëson gjyqtarin e dorëhequr Arjan Qafa i cili është kallëzuar nga Bashkia Tiranë për konflikt interesi në procesin ku kompania e ndërtimit "Gener 2" ka paditur IKMT dhe Bashkinë e Tiranës.

Në padinë e saj "Gener 2" kërkon shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë që ka pezulluar ndërtimin e 17-katëshit nën digën e liqenit, ndërsa Bashkia e Tiranës ka kontestuar trupën gjyqësorë përbërë deri dje nga Arjan Qafa, Enkelejda Metalia Softa dhe Alkelina Gazidede.

Sipas Bashkisë, Qafa dhe Metalia kanë lidhje dhe konflikt interesi me "Gener 2" ndaj duhet të përjashtoheshin, por prej më shumë se 2 javësh vetëm një ditë më parë gjyqtari Qafa u tërhoq dhe u zëvëdësua këtë të mërkurë nga kreu i kësaj gjykatë Kastriot Selita.

Por ende mbetet pa përgjigje kërkesa e bashkisë për përjashtimin e gjyqtares tjetër të konsideruar në konflikt interesi Enkelejda Metalia Softa.

Kërkesa për përjashtim të trupës gjyqësore janë depozituar sërish këtë të mërkurë nga palët në proces dhe pse proceduralisht ishte planifikuar nisja në themel e gjykimit.
Ka qenë dorëheqja e Qafës që ka shtyrë nisjen e gjykimit ndërsa Bashkia ka kërkuar dhe largimin e Metaliaj.

Teksa Qafës u pranua dorëheqja dhe u zëvendësua nga Selita ajo çka kjo Gjykatë nuk ka shpjeguar për publikun është arsyeja se përse nuk pranoi në të njëjtën mënyrë dorëheqjen dhe të gjyqtares Alkelina Gazidede?