Surprise Me!

Report TV - Akuzat e PD, Ndreca: Unë kriminel? Përgjigjem sipas zakonit të malësorit

2016-05-26 27 Dailymotion

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës, Ded Ndreca, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij nga Partia Demokratike si i inkriminuar.

Gjatë një prononcimi për mediat ai ka deklaruar se cilido që e ka cilësuar si të inkriminuar apo që e ka akuzuar se ka të dhëna të pasakta në formularin e vetëdeklarimit, do të mbajë përgjegjësi në bazë të zakonit.

Teksa vë në dukje origjinën e tij prej malësori, Ndreca pohon se mban përgjegjësi të plotë për ato çka ka shkruar në formularin e dekriminalzimit.

Më parë, Ded Ndreca ka qenë kreu i bashkisë së Mamurrasit në një mandat 4-vjeçar, ndërsa që nga viti 2013-të ushtron detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

Buy Now on CodeCanyon