Asgje, as edhe paralajmërimet e kryeministrave te vendeve te vogla si shqiperia, as edhe gjigantet e vete partise republikane, nuk arriten dot te ndalojne stuhine donald trump qe ka vene para politiken e vjeter amerikane. Te enjten pasdite eshte zyrtarizuar kandidatura e tij per president pasi Trump fitoi mbështetjen e delegateve te pavarur republikane

Partia socialiste eshte hedhur ne kundërsulm sot ndaj partise demokratike duke përdorur dekriminalizimin, pasi denoncoi Flamur Noken se ka fshehur nje arrestim te bere ne Ish Jugosllavi ne fillim te viteve ?90. Nderkohe kryebashkiaku roshi publikoi dokumentat qe provonin pastertine e tij penale

Ne prag te vizites se radhes te Ministrit te Jashtem te Greqise Nikos Kotzias ne Shqiperi, homologu i tij shqiptar thote se tashme mes dy vendeve ka dialog dhe reciprocitet. Por ndersa përmendi ceshtjen came dhe te ligjit te luftes, bushati radhiti per here te pare tek reciprociteti, edhe varrezat e te reneve greke ne shqiperi

Qeveria vendosi te provoje serish per te gjetur zhvillues per zonen e lire te spitalles te Durresit, pas deshtimit per te gjetur oferta heren e pare. Qeveri tkurr sipërfaqen qe do jepet per zone te lire nga 500 hektare ne 100 hektare, duke ulur keshtu edhe koston. Dhe shpresuar ne rritjen e ofertave serioze nga jashte.

Sulmuesi Shkelzen Gashi, eshte optimist per performancen pozitive te Shqiperise ne finalet e evropianit. Ai flet per kualifikim duke thene se ne tre ndeshje shqiperia mund te marre 7 ike. Bomberi tjeter Balaj e shikon te arritshem kete rezultat. nderkohe skuadra eshte kompletuar ne vjene me te gjithe lojtaret qe ishin ne skuadrat e tyre deri dje.

Por sido qe te jete rezultati ne france, pas evropianit shqiperise do ti duhet te kerkoje nje trajner te ri. Xhani De Biasi arkitekti i kësaj skuadre dhe qe besoi ne nje kualifikim te tille, ka marre oferta serioze dhe te parefuzueshme nga gjiri persik. Megjithe heshtjen edhe federata ka nisur kontaktet, i pari ne liste eshte Besnik Hasi.