Surprise Me!

Report TV - Madi: Shqiptarë mos ëndërroni të jeni kamarierë në Londër

2016-05-27 2 Dailymotion

Ajo udhëton në gjithë botën për të inkurajuar të rinjtë të kthejnë idetë e tyre në biznes dhe gratë të mposhtin dhunën. Ish viktimë e dhunës brenda familjes, sipërmarrësja e suksesshme britanike Madi Sharma, tregon në një intervistë për Report TV historinë e saj të dhimbshme, dhe objektivin e saj më të madh për të sjellë ndryshimin nëpërmjet ideve që kanë të rinjtë në mbarë botën.<br /> <br />Së pari, faleminderit për këtë intervistë, për mua ishte kënaqësi që ju takova. Kjo është hera juaj e parë në Shqipëri apo jo?<br />Madi: Kjo është hera e parë në Shqipëri, hera e parë në Tiranë, dhe më besoni do ta kem shumë të vështirë të iki. Më pëlqen shumë këtu. Unë kam udhëtuar në gjithë botën, e mund të them se kam qënë thuajse kudo por ndjehem më e sigurt këtu. Energjia në qytet është e jashtëzakonshme. Kisha parë fotografi të Shqipërisë nga miq të mi këtu, por nuk krahasohet me atë që pashë.

Buy Now on CodeCanyon