Partia Socialiste ka kërkuar largimin e deputetit demokrat Flamur Noka, pas zbulimit të dokumentit zyrtar i cili konfirmon se ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka fshehur të dhënat rreth të kaluarës së tij, në formularin e vetëdeklarimit.<br /><br />Konkretisht, Flamur Noka, është ndaluar në vitin 1991 në ish-Jugosllavi. Gjatë qëndrimit në burg, Noka është marrë në pyetje nga UDB jugosllave, në përpjekje për ta rekrutuar si bashkëpunëtor. Dokumentet konfirmojnë gjithashtu se kryetari de fakto i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është marrë në pyetje në vitin 1991, nga Policia e shqiptare e Rrethit të Kukësit, për izolimin e tij në ish-Jugosllavi, deponimin para UDB jugosllave dhe ofertat e kësaj të fundit, për ta rekrutuar. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare, Noka ka pranuar se ka pasur oferta për të punuar për UDB, por ka refuzuar.<br /><br />Deputeti socialist Alfred Peza i ka kërkuar Bashës të thyej heshtjen dhe të flasë për çështjen Noka.
