Bujar Topçiu është një nga qytetarët krutanë që gjatë ditës së djeshme dha kontributin e tij për të ndihmuar pasagjerët e autobusit të përfshirë nga flakët të dilnin jashtë mjetit.

Topçiu në një intervistë për Report Tv u shpreh se ndodhej në zyrë kur ka dëgjuar një shpërthim të fortë.

Më pas shton ai dëgjova edhe disa të shtëna pistolete që me siguri ishin të policisë e cila kërkonte të sinjalizonte banorët tu vinin në ndihmë pasagjerëve të autobusit.

"Jam afruar menjëherë tek autobusi dhe së bashku me banorë të tjerë u përpoqëm të nxirrnin të plagosurit nga mjeti. Situata ishte shume e rëndë pasi flakët ishin përhapur me shpejtësi. Bëmë çmos tu vinim në ndihmë atyre njerëzve. Gatishmëria e policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancës ishte maksimale. Unë kam dyshimet e mia se autobusi ishte i pajisur me impiant gazi pasi shpërthimi ishte shumë i fortë?, tha ndër të tjera ai.

Zjarrfikësi tregon betejën me flakët, e mbijetuara: Dolëm nga dritaret
Aneta Averba, së bashku me bashkëshortin e saj ishte në bordin e autobusit që u përfshi nga flakët e zjarrit mesditen e së premtes në Krujë. Ajo ka pësuar djegie në pjesën e krahut, ndërsa në një rrëfim për Report Tv ajo tregon çastet e tmerrshme kur autobusi u përfshi nga zjarri. Njerëzit shpëtuan pasi dolën nga dritaret thekson ajo, pasi në të kundërt bilanci do ishte tragjik.

Eduart Tupi, është një prej zjarrfikëseve që u gjend në vendngjarje bashkë me kolegët pak minuta pas rënies së zjarrit në autobus.

Teksa kujton betejën më flakët për të shpëtuar jetë njerëzish ai nuk harron të evidentojë gatishmërinë e banorëve krutanë që rezultoi vendimtare që bilanci në jetë njerëzish të mos rëndohej.

Bujar Topçiu, një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje në një prononcim për Report Tv shprehet se shpërthimi ishte i fortë, por thekson se reagimi i qytetarëve, ambulancës dhe zjarrfikëseve ishte efikas.

Ishin të shumtë ata qytetarë dhe tregtarë Krutanë që dhanë ndihmën e tyre për të nxjerrë nga autobusi pasagjerët.

Në këtë aksident tragjik humbi jetën e moshuara Violeta Gjika, ndërsa mbetën të plagosura 11 gra.