Report Tv siguron statistikat e personave të dënuar dhe atyre në pritje të një dënimi që qëndrojnë pas hekurave në burgjet shqiptare, ku në total ata rezultojnë 5547 persona deri më 30 prill 2016.

5547 personat që janë pas hekurave me një kosto të përafërt nga 600-700 euro në muaj.

Në këtë tarifë përfshihen dhe pagesat për ilaçet që trajtohen të dënuarit e sëmurë, dhe në muaj nga buxheti i shtetit janë 3.3 milion euro që llogariten si shpenzime për burgjet.

Kjo është konsideruar e lartë jo vetëm nga ana financiare por dhe për efekt të mbipopullimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ndërsa jo zyrtarisht kjo shifër për muajin maj dhe pse ende nuk janë publikuar të dhënat zyrtare arrin në 5929 shtetas.

Ndër këta persona 2669 janë të dënuar nga gjykatat shqiptare dhe 2878 ende në procese gjyqësore pa një vendim të formës së prerë.

Nga shifrat e siguruara nga Report Tv në 11 burgje, rezulton se 38 të dënuar janë gra, 9 të mitur, 11 mbi moshën 70 vjeçare, dhe 159 të dënuar me burg përjetë.

Siç e shihni në këtë faksimile të listës së të burgosurve verpat penale që kryesojnë dënimet e dhëna nga gjykatat janë ajo e vrasjes me 951 të dënuar, 373 për vjedhje, 335 për drogë, 280 të përfshirë në organizata kriminale, 77 për plagosje.

Ndër krimet më me pak të dënuar renditen mardhëniet seksuale me dhunë, shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrimi.

Një shifër e cila rëndon jo pak për shoqërinë shqiptare është dhe ajo e moshës aktive për punë ku të renditur nga 18 në 60 vjeç rezultojnë 2013 shtetas mbi numrin total të të dënuarve.

Teksa në listën e personave në pritje të vendimit përfundimtar nga gjykata kryeson krimi i narkotrafikut me 678 shtetas, vjedhja me 622 shtetas, vrasja me 234 dhe 111 shtetas për plagosje.