Libri i tretë poetik i piktorit dhe arkitektit të njohur Maks Velo është promovuar në një mbrëmje poetike. Piktori i dënuar në regjimin komunist për mospërshtatje të krijimtarisë me ideologjinë komuniste vazhdon të ruajë origjinalitetin dhe spontanitetin e tij si krijues. Jam origjinal, por jo poet profesionist thotë me modesti Maks Velo.

?Tapeti im i kuq?, i treti libër poetik i piktorit dhe arkitektit të njohur Maks Velo është promovuar në një mbrëmje poetike.

?Jeta ëndërr është
Si pemë e shartuar,
Frutat nuk janë as të ëmbla, as të hidhura.
Ëndrrat balona me helium
Ulen poshtë
Ose baloni ulet normalisht
Ose baloni digjet si zog i vrarë.

Në një stil të tillë plot simbole dhe fjalë të kursyera, duke ruajtur të njëjtin ekulibër të figuracionit sic bën edhe me pikturat e tij, Maks Velo rrëfen motivin e përzgjedhjes së titullit të librit ?Tapeti i kuq?

Artisti Maks Velo pohon me modesti, se ai nuk e fut veten tek poetët profesionist, edhe pse spontaniteti i tij krijues ka poezi të atilla që janë përkthyer dhe pëlqyer nga lexuesi i gjerë jashte kufijve të vendit

Edhe në poezitë e reja të Maks Velos nuk mungon dramaticiteti i jetës që kaloi në burgun e diktaturës, i dënuar si një artist që s?u përshtat me normat e idoelogjisë komuniste.