Institucionet vendore mbeten ndër dëmtuesit më të lartë të buxhetit të shtetit dhe po ashtu rezultojnë ndër zyrtarët me numrin më të lartë të kallëzuarve në prokurori.

Përgjatë 2015 janë 38 drejtor drejtorie të kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Ky raport është përpiluar nga Open Data ku po ashtu rezulton se pas drejtorëve të drejtorive vendore renditen krerët e bashkive me 13 raste të kallëzuara.

Në total përgjatë 2015 janë 51 kallëzime me 159 zyrtarë përgjegjës për dëmin ekonomik në buxhetin e shtetit.

Sipas raportit dëmi ekonomik përllogaritet në 85.8 miliard lekë dhe kontrolli i lartë i shtetit bënë përgjegjës zyrtarët të renditur si mëposhtë.

Ministër, drejtor drejtorish, krerë bashkish, ish krerë komunash, avokatura e shtetit dhe një sekretar të përgjithshëm ministrie.