Surprise Me!

Report TV - MTI: Vetëm një shoqëri autobuzësh për bashki, operatorët do shkrihen

2016-05-30 0 Dailymotion

Shkrihen linjat e transportit ndërqytetase.

Nga 1 janari i vitit 2017 gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që janë aktualisht.

Ministria e Transportit urdhëron që në çdo bashki do pajiset me licenvë vetëm një shoqëri.

Në këtë mënyrë shoqëritë e transportit do të jenë të detyruara të shkrihen në një të vetme për të marrë licenca nga Bashkitë përkatëse.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministria bën me dije se operatorët e transportit të licencuar prej Bashkive, duhet të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme për të marrë licencat përkatëse.

Sipas saj, nëse operatoret, nuk arrijnë me vullnetin e tyre të lirë të krijojnë shoqërinë e re, do të humbasin të drejtën e licencimit, dhe procesi i përzgjedhjes së shoqërisë do bëhet nga Ministria e Transportit, nëpërmjet një procesi ankandi të hapur.

Shoqëritë e reja të transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, do kenë afat deri më 30 shtator për të paraqitur dokumentacionin në Ministrinë e Transportit. referuar numrit më të madh të numrit të linjave ndërqytetëse, përjashtim bën Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë katër shoqëri transporti.

Buy Now on CodeCanyon