Jeta e humoristit të shquar Skënder Sallaku do të zbulohet tashmë në një libër të shkruar nga bashkëshortja e tij.

Libri monografik ?Skënder Sallaku? me autore Vitore Sallakun është promovuar me moderimin e artistit Bujar Kapexhiu që ka punuar me këtë artist energjik e të talentuar të humorit.

Skënder Sallaku ka ndërruar jetë në shkurt të vitit 2014 në moshën 79 vjeccare.

Në këtë promovim artistët shprehen se nuk duan të besojnë se Skënder Sallaku është larguar nga kjo jetë. Vazhdon e qeshura që la pas.

Aktorët e njohur Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza Anagnosti e të tjerë kujtojnë sesi Skënder Sallaku në ccdo rrethanë që ndodhej dinte të falte buzëqeshjen, të qeshurën dhe gëzimin.

Humoristi i njohur Zef Deda kujton se Skënder Sallaku ishte mësuesi i tij i parë që e futi në botën e bukur të humorit.

Jeta e aktorit të madh të humorit në këtë libër monografik vjen e mbushur me batuta gazmore, me të papriturat skenike, spektaklet, turnetë, situatat komike, por edhe me përplasjet ideore dhe keqkuptimet në diktaturë, cilësi këto që Skënder Sallakun e kthyen në një lengjendë të humorit popullor.