Surprise Me!

Pezullohet e drejta e prindërimit kur i mituri merret në mbrotje nga shteti

2016-05-31 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rastet e shumta të dhunës apo të shfrytëzimit të fëmijëve në shtëpi, në shkollë apo në institucionet e përkujdesjes kanë detyruar Ministrinë e Mirëqënies Sociale të propozojë ndryshime ligjore në ligjin aktual për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas draftit, në rast se faktohet dhuna ndaj një të mituri pezullohet menjëherë e drejta e prindërimit dhe fëmija merret në mbrojtje nga shtetit pavarësisht dakortësisë apo refuzimit të prindërve.
Nësë prindërit dhunojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me të miturit e tyre dhe kjo faktohet nga punonjës social që tashmë me ligjin e ri do të kenë një status më me shumë kompetenca, do të pezullohet menjëherë prindërimi dhe fëmija merret në mbrojtje nga insitutucionet shtetërore.
Kjo është një nga pikat kyçe të draftit për mbrojtjen e fëmijëve përgatitur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, ku kujdestaria ndërpritet menjëherë pavarësisht dëshirës së prindërve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullohet-e-drejta-e-prinderimit-kur-i-mituri-merret-ne-mbrotje-nga-shteti/

Buy Now on CodeCanyon