Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria e Sali Berishës ka kryer përgjime nga ministria e Mbrojtjes por edhe me anë të një mjeti të lëvizshëm në kryeqytet.
Në bazë të një denoncimi të bërë në portalin Skandal.al konfirmohet se përgjimet janë realizuar në periudhën mars 2011- qershor 2012. Grupi i ngritur për përgjimet ka funksionuar në zyrën e SHIU-t në ministrinë e Mbrojtjes, ne katin e tretë të godinës historike, e vendosur shumë pranë selise qendrore te Partise Socialiste dhe bashkisë së Tiranes- dy godina nën administrimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në atë kohë kryetar i PS dhe kryetar i Bashkise se Tiranes.
Ndërkohë që një paisje , ka lëvizur në kryeqytet dhe nga fuqia e saj mund të realizonte pergjimin e gjithckaje në një rreze prej 100 metrash. Gjithçka mendohet se ka nisur në shkurt të vitit 2011-me urdhrat e blerjes së lëshuar nga ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami ndërsa raportohet se për të kryer përgjimet është krijuar një grup special nga 5 operativë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-ne-2011-2012-publikohen-dokumentat-per-pajisjen-e-perdorur/