Violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli ka ardhur në Tiranë për koncertin ?Perlat më të bukura të Muzikës Popullore?. ?Baresha? ?Valle e veriut?, melodi të këngëve arbëreshe; janë pjesë muzikore që lidhen fort me ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Ndërsa koncerti do të mbahet të shtunën në mbrëmje më 4 qershor, ora 20:00, Doli po zhvillon provat më artistët e Artistët e Teatrit të Operës. Nuk është e lehtë të përshtatet muzika popullore për violinë, por Shkëlzen Doli gjithmonë e ka një përgjigje për këtë sfidë.

Gjatë provave Doli rrëfen dëshirën e tij të jashtëzakonshme për të qenë pranë publikut shqiptar.

Violinisti i shquar, i cili prej vitesh performon në skenat e Vjenës, Parisit, Spanjës e vende të tjera të botës na tregon me krenari që është bir i dy prindërve që simbolizojnë bashkimin e shqiptarëve

Në koncertin me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shkëlzen Doli do të interpretojë muzike popullore përpunuar për violinë dhe orkestër nga Gerti Druga.
Ai rrëfen disa nga pjesët koncertore, që do të luajë për publikun shqiptar.

Janë po këta tinguj me të cilët ky violinist i shquar ka mahnitur publikun vjenez më 1 janar 2015 me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filarmonisë së Vjenës.