Vendosja e një pajisjeje përgjimi për të përgjuar Ministrin e Brendshëm, kërkon një hetim të plotë dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ndërkohë, takimin Rama- Basha, Vasili e cilëson si tepër të rëndësishëm.

Vasili tha të tilla takime janë të mirëpritura për reformën në drejtësi. Sipas tij, në asnjë rast nuk duhet të cenohet fryma e Venecias dhe reflektimet e ekspertëve të OPDAT e EURALIUS.

?Takime të tilla që ecin në këtë frymë janë të mirëpritura dhe ky është mendimi ynë për këtë çështje?, tha ai.