Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në emision "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, këshillon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për kërkesat e opozitës në takimin me kreun e mazhorancës, Edi Rama. Sipas Shehit, në tryezën e të hënës me kryeministrin Rama, Basha duhet të bëhet vendimarrës që tryeza të dalë me rezultate përsa i përket reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Sipas Shehit, njerëzit kanë shpresë në këtë tryezë e cila duhet të merret me këto reforma të rëndësishme dhe jo me emrin Elvis Rroshit.<br /><br />Sipas Shehit, nëse palët të hënën do të merrem ne rastin Rroshi, atëherë tryeza më mirë të mos zhvillohet. <br /><br />Gjithashtu, kreu i LZHK tha se reforma në drejtësi nër adhë të parë duhet t'i shërbejë qytetarëve, por pa dyshim që do të godasë edhe një grup horrash nga politika.