Surprise Me!

Report TV - Pasuritë/ Llogaritë apartamentet dhe makinat e diplomatëve

2016-06-04 2 Dailymotion

Ambasadorët e Shqipërisë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe botës, për vitin 2015, deklarojnë disa apartamente, të ardhura të majme, qindra mijëra euro të ardhura nga shitja e pronave, makina, pagat e bashkëshorteve dhe të fëmijëve. Shqiptarja.com zbardh pasurinë e përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Shqipërisë, referuar deklaratave të dorëzuara pranë ILDKP. Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, deklaron një apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 50 mijë USD, tjetër apartament, përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992 si dhe një garazh për dy makina me vlerë 30 mijë euro.<br /><br />Ambasadori Tola, për vitin 2015, deklaron pranë ILDKP edhe një tokë arë dhe ullishte, me sipërfaqe totale 6 188 m2, në Tiranë, me vlerë 2 000 000 lekë si dhe një kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim. Tola deklaron blerjen e një makinë tip Citroen 24 mijë euro, makinë të vjetër historike Citroen 2 mijë euro si dhe blerjen e një makine tip Fiat nga bashkëshortja Luena Tolica, me vlerë 14 mijë euro.

Buy Now on CodeCanyon