Kryeministri Rama zgjodhi pikërisht kongresin e PDIU-së për të theksuar për të parën herë nga një kryeministër rolin e çështjes çame në vengin tonë dhe mundësinë e zgjidhjes së saj. Rama tha se s'ka kthim pas për çështjen çame e theksoi se zgjidhja e saj është vetëm çështje kohe

"Qeveria jonë do ta mbështesi fuqimisht me rrugë ligjore çështjen çame dhe gjithçka që kam deklaruar këtu sot. Çështja çame është vetëm çështje kohe"-tha Rama

. Kryeministri ndër të tjera u shpreh se, qeveria që ai drejton do të ndërmarrë një fazë me rëndësi të madhe, për të zgjidhur një kërkesë të vazhdueshme të çamëve. Heqjen e ligjit të luftës të Greqisë, ndaj Shqipërisë.

?Kjo qeveri hapi me seriozitet një cështje që të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. Jemi në një luftë me Greqinë dhe në një traktat paqeje. Faza e re e marrëdhënies ku duam të shkojmë përfshin heqjen e ligjit të luftës. Një standart të ri, që nënkupton se ka vdekur ajo kohë kur fqinji i pasur tregon se cfarë është e mundur dhe e pamundur?.

Shefi i qeverisë tha se pavarësisht se është një mbështetës i cështjes Çame, ai nuk do të dalë kundër Greqisë, me të njëjtat tone si Idrizi.

?Mos prisni të hedh rrufe ndaj Greqisë, nuk kemi as mandat të bëjmë punët e Perëndisë, por me lejoni të them me krenari, "Shpëtimi e di më mirë nga të gjithë, unë jam kryetar i një partie të parë shqiptare që cështjen came e futi në programin e vet, jam me krenari kryetari i parë i një partie shqiptare që ka treguar vendosmëri në kërkesën për reciproritet. Lidhur me kritikat e Idrizit Rama u shpreh: ?Shpëtimi ishte dashamirësisht kritik ndaj meje, e bëri këtu në pallatin e sporteve e bëri fiks këtu ku ka qenë fiks koshi i basketbollit. Në basketboll gjuan më i gjati, pason më i shkurtri.Gjuatjet e shpëtimit janë të mirëseardhura dhe më siguri kanë efektin e dobishëm që të mos kënaqem me gjatësinë time.Ju falenderoj që më ftuat në këtë kongres rrënjëlëshues, dhe mundësia për të mbajtur këtë fjalë është një privilegj. Dhe falënderoj Shpëtimin që foli aq gjaë se nuk do ankohet njeri që fola më gjatë se të gjithë këtu. Falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur këtu për të begenisur këtë "