Koncerti në violinë i Shkëlzen Dolit me perlat e muzikës ka emocionuar publikun mbrëmjen e së shtunës në Teatrin e Operës e Baletit. Sukses i jashtëzakonshëm që me gjuhën e violinistit do të shprehej si realizim i ëndrrës së fëmijërisë, ku ai përjetoi muzikën e tabanit popullor.

?Baresha? e famshme e Nexhmije Pagarushës duket edhe më e bukur në telat e violinës së Shkëlzen Dolit. Më tej interpretohen ?Valle e veriut?, melodi arbëreshe, nga Shqipëria e mesme, dhe koncerti vijon me një varg surprizash të muzikës së tabanit kombëtar. Ky koncert ka bashkuar të gjitha trevat shqiptare në një valë të vetme emocionesh e duartrokitjesh.

Orkestra dhe trupa e Ansamblit që shoqëroi koncertin ka përcjellë muzikë e valle nga të gjithë trevat shqiptare. Ja dhe instrumentisti i preferuar i Shkëlzen Dolit, Hekuran Xhambazi që ka performuar me të në Filarmoninë e Vjenës.

Publiku shpërthen në duartrokitje edhe emocione.

Në sallën e Teatrit të Operës të mbushur plot kishte edhe shumë pjesëmarrës të huaj. Pas koncertit të gjithë dalin të ngazëllyer nga salla.

Nuk kishin munguar edhe pjesëmarrës edhe nga Gjakova e më gjerë.

Këtë atmosferë suksesi e përcjellin me emocion edhe të huajt.

Ishte një interpretim i jashtëzakonshëm. E pëlqeva shumë. Një muzikë specifike e veçantë.

Për pjesëmarrësit turq, variacionet orientale të muzikës së Shqipërisë së mesme, janë më të pëlqyerat. Shprehen se duken akoma më bukur kur interpretohen nga një violinisti kaq i mirë sa Doli.

Njëri nga pjesëmarrësit do ta përmblidhte më bukur gjithë emocionin që dha interpretimi i Shkëlzen Dolit me Orkestrën e Ansamblit popullor mbrëmjes e së shtunës.