Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I gjithë dokumentacioni që do të përpilohet në zyrat noteriale tashmë do të ketë si element sigurie edhe shenjat e gishtërinjëve të personave që kryejnë veprime. Projekti që është hartuar në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit ?Aleat?, u prezantua në Ministrinë e Drejtësisë. Ministri, Ylli Manjani, tha se kjo proçedurë do të shmangë abuzimet me fallsifikimet, ndërsa paralajmëroi edhe një shërbim të ri në këto zyra siç janë martesat dhe divorcet.
Veprimeve tek noteri i shtohet edhe një tjetër element sigurie, që eshtë ajo biometrike.
E thënë ndryshe, nëse më parë për të kryer veprimet në zyrat noteriale mjaftonte të dorëzohej vetëm karta e identitetit, tashmë krahas saj dokumentat do të kenë edhe shenjat e gishtërinjëve të aplikuesve, duke vënë për herë të parë në përdorim edhe çipin e kartës së identitetit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/noteret-me-siguri-biometrike-manjani-elementi-i-ri-shmang-fallsifikimet/