Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kërkon që çështja e reformës në drejtësi të zgjidhet nëpërmjet një referendumi popullor. Deputetja e kësaj partie, Mesila Doda tha se kjo është rruga më e mirë për të miratuar këtë reformë kaq të rëndësishme.
Doda: Reforma në drejtësi, e cila është jetike për vendin, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmirësuar cilësisht sistemin e drejtësisë dhe për të pasur një të ardhme të sigurt për vendin, i cili sot rrezikon të hyjë në grup-vendet e dështuara në procesin e integrimit dhe të vuaj një vonesë me mbi 3 vjet në këtë proces.
Ne mendojmë se e drejta për t?u shprehur duhet t?i kalojë sovranit, më shumë se sa interesave të ngushta të partive politike. Nisur nga kjo, PDIU-ja risjell sot propozimin e bërë depozituar në komisionin e reformës qysh më datë 16 janar 2016, sipas të cilit propozimet e palëve duhet të hidhen në referendum si dy alternativa apo më shumë.
Gjithë përmbajtja e dakordësuar mund të votohet menjëherë në Parlament, apo të vendoset në referendum, ndërsa për çështjet ku palët kanë diferenca propozojmë që të shprehet detyrimisht sovrani në një referendum me më shumë se një alternativë. Kjo do t?i hapte rrugë një kulture të re referendare. Ne besojmë se demokracia nuk ka qorrsokak. Kur politika dështon që t?u përgjigjet qytetarëve, atëherë qytetarët duhet t?i përgjigjen politikës. Sot ka ardhur koha që të dëgjojmë zërin e sovranit për një reformë kaq jetike sa ç?është reforma në drejtësi.
Doda paralajmëroi se partia e saj nuk do të votojë asnjë nen tjetër në paketën e ndryshimeve kushtetuese që nuk lidhet me reformën në drejtësi, duke nënkuptuar kështu ndryshimet për martesat midis të njëjtës gjini.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/doda-referendum-per-reformen-ne-drejtesi/