Surprise Me!

Report TV - Justina Aliaj prezantohet pas 45 vitesh për publikun shqiptar

2016-06-07 12 Dailymotion

Artistja shqiptare Justina Aliaj ka mbajtur një koncert emocionues mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. <br /><br />Kanë kaluar më shumë se 45 vjet që nga koha kur Justina Aliaj nuk është prezantuar para audiencës, si pasojë e ndëshkimit bashkë me disa kolegë të Festivalit të 11-të të këngës në Radiotelevizion shqiptar në kohën e komunizmit. Drejtuesit e festivalit dhe artistët u quajtën shkaktarët kryesorë të përhapjes së "tendencave të huaja në fushën e artit". Artisten e njohur Justina Aliaj e larguan nga skena për të punuar në prodhim.<br /><br />Ajo i rrëfen me fjalë të thjeshta emocionet e saj mbi këtë ringjitje në skenë. Artistja e njohur e muzikës dhe skenës shqiptare Justina Aliaj ka kënduar këngën e censuruar të festivalit të 11-të ?Në ekranin e televizorit?, Jehonen e kengëve rinore bashkë me potpurinë e këngëve më të njohura shkodrane.

Buy Now on CodeCanyon