Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirane- Ora 11: 43 e së martës, 7 qershor 2016. Ka qenë një telefonatë që me sa duket e njoftoi Haki Çakon në orën 11.43 për vendimin e marrë tashmë nga Gjykata për pezullim nga detyra. Prokuroria e Përgjithshme kishte ngritur kuzën e shpërdorimit të detyrës.
Tahiri dhe Çako ishin në një takim/demonstrim të mjeteve të Policisë së Shtetit të zhvilluar përpara presidencës ku Policia e Shtetit kishte ekspozuar pajisjet e punës, si helikopterë, armatime të prodhimeve nga më të fundit.
Nuk dihet nëse kanë qenë në dijeni të lajmit që po vinte nga Prokuroria por ishin marrë masat që gazetarët të shikonin një kuti butafokrike ku shkruhej me ironi, a ndodhet këtu pajisja e përgjimit?

Por për ironi të fatit pikërisht në këtë moment kur Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë po vëzhgonin këtë improvizim është njoftuar veprimi i Prokurorisë, që pezullonte Drejtorin Cako dhe Artion Dukën dhe Entiol Xhelilaj nga sektori i forcave operacionale në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Akuza e Prokurorisë është shpërdorim detyre dhe veprime për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Të parët që u shprehën në mbështejte të policisë ishin deputetët e maxhorancës në Komisionin e Sigurisë. Çuko i konsideroi hetimet e Prokurorisë si veprime të fundit të atyre që nuk duan reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-pezullohet-nga-detyra-drejtori-i-pergjithshem-i-policise-se-shtetit-haki-cako/