Marrja e rrogave me vonesë prej disa muajash dhe mospagimi i sigurimeve shoqërore që prej muajt janar 2016 ka bërë që punonjësit e hekurudhës shqiptarë të sabotojnë punën dhe të futen në një greve 24 orëshe.

1200 punonjës të kësaj hekurudhe në Durrës sot janë tubuar përpara ambjenteve të këtij institucioni, duke ndërprere punën.

Tubimi u organizua nga sindikata e punonjësve te hekurudhës.

?Jemi 1200 punonjës që prej muajt janar nuk na paguajnë sigurime shoqërore, gjatë kësaj kohe edhe pagat e I marrim me vonesë. I bëjmë apel instancave përgjegjëse të zgjidhin problemet tona ose do të përshkallëzojmë protetat? u shprehen punonjësit për mediat.