Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fillim të muajit korrik 82 biznese që furnizohen me energji elektrike në linjat 35 kV do të duhet të sigurojnë energji nga HEC-et private ose nga importi.Ministria e Energjisë ka organizuar një tryezë konsultimi me grupet e interesit në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë dhe masat që do të merren në këtë drejtim.Përfaqësues të biznesit vendas dhe atij huaj e mirpritën këtë nismë, por kërkuan më shumë cilësi për furnizmin me energji elektrike.
Bizneset të cilat furnizohen me energji elektrike në nivelin e tensionit 35 kV në fillim të muajit korrik duhet të gjejnë mundësi të furnizimit me energji elektrike në mënyrë individuale.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi një tryezë konsultimi me grupet e interesit në lidhje me këtë çështje.
Vetë bizneset kërkuan që të merren masa në mënyrë që të ofrohet cilësi për furnizmin me energji elektrike.
Sipas drejtorit Ekzekutiv të Dhomës Amerikane ndërprerjet e energjisë elektrike shpesh kanë shkaktuar dëmtim të makinerive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregu-i-energjise-brenda-vitit-faza-e-pare-e-liberalizimit-per-konsumatoret-35-kv/