Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Starton sonte në orën 23:00 formati më i ri sportiv ?Euro Skaner?. Gerti Çarçani dhe Viola Spiro analizojnë Kampionatin Europian dhe Profesionalizmi në drejtimin e emisionit do të sfidohet nga mbështetja e pakursyer për ekipin kombëtar.
?Euro Skaner? është formati më i ri sportiv që do t?ju shoqërojë çdo mbrëmje në orën 23:00 me komente, analiza, të ftuar, lidhje direkte dhe mbresat e ngjarjes historike, siç është pjesëmarrja e Shqipërisë në ?Euro 2016?.
Zhvillimet janë në Francë, por në studio do t?ua marrin vëmendjen me simpatinë dhe informacionin e hollësishëm mbi ndeshjet, Viola Spiro dhe Gerti Çarçani.
Çarçani: Çdo mbrëmje në 23:00 do mundohemi ti japim akses televiziv social-ndërhyrës, për të qenë prezent, për tu ndjerë të gjithë pjesë e këtij formati, për tu ndjerë të gjithë pjesë e këtij Kampionati Europian. Jo deri në datën 19 qershor ku shpresojmë të mos jetë ndeshja e fundit e Shqipërisë, por akoma më tej dhe me sfidat e tjera. Fillimisht kemi tonusin dhe pritjet për të pasur Shqipërinë sa më gjatë, më tej është dhe kapionati sepse është një mal me skuadra që e bëjnë kampionatin akoma më të bukur një event të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/euro-skaner-cdo-mbremje-ne-oren-2300-live-ne-ora-news/